E rëndë në Elbasan, 37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin gjatë mëngjesit të sotëm, ku një 37-vjeçar ka goditur për vdekje me thikë, bashkëjetuesen e tij.

37-vjeçarja, edhe pse është dërguar me urgjencë në spital nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

Njoftimi i Policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi R.M., 37 vjeç, ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E., 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

RonaTyra

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu