E rëndë! Gjendet një turist i vdekur në pishinën e një hoteli në Vlorë

0
Gjigandi

Një turist 18-vjeçar është gjetur i vdekur në pishinën e një hoteli në qytetin e Vlorës.

Burime për median bëjnë të ditur se i riu ishte nën ujë në momentin që humbi jetën.

I riu ishte duke u larë në pishinë bashkë me prindërit e tij. Një moment, këta të fundit u larguan për të pirë një cigare e në momentin që janë kthyer, gjetën djalin e tyre të pajetë në fund të pishinës.

Dyshohet se turisti mund të ketë pësuar infarkt mirëpo nuk përjashtohet edhe pista e ndonjë aksidenti.

Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

RonaTyra

Vijon…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu