Ndezi zjarr e shkrumboi sipërfaqe të tëra, procedohet penalisht 58-vjeçari në Lushnjë

0
15
Gjigandi

Një 58-vjeçar është proceduar penalisht në Lushnjë, pasi ka djegur një sipërfaqe toke.

Dyshohet se shtetasi me iniciale G.K., ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ushqim për kafshët, në pronësi të shtetasit P. N.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 58  vjeç, pasi në Karbunarë, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ushqim për kafshët, në pronësi të shtetasit P. N.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu