E rëndë! 50-vjeçari i hedh acid në fytyrë ish-bashkëshortes (Detaje)

0
Gjigandi

Një grua është sulmuar nga ish-bashkëshorti i saj me acid në fytyrë.

Sipas mediave greke, 50-vjeçari ka ruajtur gruan në errësirë ​​dhe kur ajo shkoi të hapte lavanderinë në orën 4 të mëngjesit, e ka sulmuar atë. 49-vjeçarja rrezikon të humbasë syrin e djathtë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve financiare mes ish-çiftit. Ata kishin 4 fëmijë së bashku, ndërsa gruaja kishte edhe 2 fëmijë nga martesa e mëparshme.

Së fundmi ata kanë bashkëjetuar sërish për shkak të problemeve financiare me të cilat është hasur 50-vjeçari. Megjithatë, raportet thonë se lidhja e tyre ishte formale dhe të dy kishin bërë të qartë se mes tyre nuk kishte asgjë sentimentale.

Ndërkohë bëhet me dije se 50-vjeçari shkoi për të parë viktimën në spital disa orë pas ngjarjes.

RonaTyra

Konkretisht, ai shkoi për të parë viktimën duke pretenduar se ishte një vizitë e pafajshme, por në realitet ai donte të “mbulonte”, ngjarjen.

50-vjeçari u kap nga policia dhe u vendos në pranga. Fillimisht e ka mohuar sulmin ndaj ish-bashkëshortes por, më pas ka pranuar se tentoi ta vriste.

Menjëherë pas arrestimit, 50-vjeçari i tha policisë se mosmarrëveshjet financiare e motivuan atë ta sulmonte, duke tentuar ta vriste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu