E pabesueshme: VAR ia anulon katër gola Sassuolos

0
Gjigandi

Nëse nuk jeni duke e shikuar ndeshjen Napoli – Sassuolo, e vlefshme për xhiron e 36-të të Serie A, edhe mund të mos besoni, për ndërhyrjen e VAR në këtë përballje.

Pas 60 minutash lojë, sistemi VAR ka ndërhyrë katër herë në këtë ndeshje, duke anuluar katër gola të Sassuolos.

Skuadra e Sassulos, po regjistron një shfaqje të mirë në ‘San Paolo’, duke dominuar Napolin, ndaj të cilës skuadër shënoi katër herë, por për fatin e keq të tyre, të katër golat janë anuluar nga VAR.

Ky numër i ndërhyrjeve të VAR, është rekord për futbollin.

Përndryshe, Napoli është duke e fituar këtë përballje me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu