E morën plumbat në këmbë e kraharor në atentat, i riu nga Vlora niset drejt Tiranës

0
E morën plumbat në këmbë e kraharor në atentat, i riu nga Vlora niset drejt Tiranës
Gjigandi

Niset drejt Tiranës për shërbim më të specializuar Romeo Meçaj, 33 vjeç i cili mbeti i plagosur rëndë nga një atentat që u organizua ndaj tij mbrëmjen e së shtunës pranë stadiumit në Vlorë.

Mësohet se Meçaj ka marrë plumba në këmbë dhe kraharor, dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Vlorës, është nisur drejt Tiranës.

33-vjeçari po lëvizte me makinën tip “Land Rover” kur në drejtim të tij u lëshuan plumba të shumtë nga dy armë automatike.

Autorët dyshohet se e kanë pritur të fshehur Meçajn pranë stadiumit, ndërsa kanë pasur dijeni të lëvizjeve të tij.

Gjatë krehjes së zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur në zonën e quajtur “7 pallatet”, në afërsi të Ujit të Ftohtë, një automjet të djegur, brenda të cilit janë konstatuar dy armë zjarri kallashnikov të djegura.

RonaTyra

Policia njofton se gjatë krehjes së zonës, shërbimet kanë gjetur te “7 pallatet”, në afërsi të Ujit të Ftohtë, një automjet të djegur, brenda të cilit janë konstatuar dy armë zjarri kallashnikov të djegura.

Grupi hetimor ka sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorëve të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu