E mbani mend portierin Chilavert? Ikona e futbollit, kandidat për president të Paraguajit

0
Gjigandi

José Luis Chilavert, ish-portieri ekscentrik që shkëlqeu në vitet 1990, zyrtarizoi kandidaturën për president të Paraguajit në zgjedhjet e vitit 2023. Kjo u komunikua në llogarinë e tij në Twitter, së bashku me një video:

“Pasi reflektova dhe ndjeva përgjegjësinë për të ndërtuar një Paraguaj më të mirë, vendosa të zyrtarizoj kandidaturën time për president në mënyrë që njerëzit tanë të ndjehen përsëri #ProudOfBeingParaguayan”.

Legjenda e portës paraguajane kandidon si kandidat i pavarur, duke rivalizuar kandidatët e partive tradicionale, që do të përcaktohen në zgjedhjet e brendshme të planifikuara për në fund të dhjetorit.

Sado i përfolur në kohën e tij si futbollist, ai vazhdoi të ishte “kryefjalë” edhe më pas, deri në atë pikë sa u konsolidua si kritik i liderëve politikë paraguajanë në përgjithësi. Nga ana tjetër, ai ka pasur përplasje me përfaqësues të FIFA-s dhe “Conmebol”, madje edhe me Diego Maradonën.

Tras reflexionar y sentir la responsabilidad de construir un mejor Paraguay, decido hacer formal mi candidatura a Presidente para que nuestro pueblo vuelva a sentirse #OrgullosoDeSerParaguayo 💪🇵🇾💪Conocé nuestras propuestas en https://t.co/L4OM559HRu#Chila2023 #ChilaPresidente pic.twitter.com/s1VhRTpeai

– José Luis FelixChilavert Gonzalez (@JoseLChilavert_) June 16, 2022

Duhet theksuar se javë më parë ai u dënua me një vit burg me kusht për shpifje ndaj presidentit të “Conmebol”, Alejandro Domínguez. Pavarësisht kësaj, avokati i tij u shpreh se vendimi i gjykatës nuk është pengesë për kandidimin e tij.

José Luis Chilavert, një emblemë në Paraguaj, si futbollist (portier) ka pasur një karrierë të paharrueshme. Ai luajti Kupat e Botës në Francë (1998) dhe Kore-Japoni (2002). Me 62 gola, ai është portieri i dytë më golashënues në histori. Sigurisht që golat e tij nga goditjet e lira dhe penalltitë mbeten në kujtesën e kujtdo.

Në Paraguaj luajti për Sportivo Luqueño dhe Guaraní; në Argjentinë me San Lorenzo dhe Vélez (fitoi ‘Copa Libertadores’ dhe Kupën Ndërkontinentale); në Spanjë me Zaragoza; në Francë me Racing Strasburg; në Uruguaj me Peñarol.

José Luis Chilavert ka fituar çmime të shumta gjatë karrierës së tij dhe pasi i “vari këpucët në gozhdë”, ndër të tjera, i është përkushtuar paraqitjeve sporadike si komentues në ndeshje futbolli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu