Është arritur marrëveshje për transferimin e Mauro Icardit në PSG.
Pak minuta më parë është bërë e ditur lajmi se ka përfunduar gjithçka rreth blerjes definitive të Mauro Icardit nga ana e PSG-ës.
Parisiet do t’i japin Interit 50 milionë euro ndërkohë bonuset janë caktuar të jenë 7 milionë euro.
Gjithçka është dakorduar mes palëve dhe neser pritet të bëhet zyrtare.
Sulmuesi argjentinas u huazua këtë verë nga Interi në PSG pasi nuk bënte pjesë e planeve të Antonio Contes.
Icardi është duke kaluar një sezon të mirë nën udhërat e Thomas Tuchel, ku ka shënuar 12 gola në 20 paraqitje.