E jashtëzakonshme/ Boksieri i verbër do të ndeshet përballë një kundërshtari me shikim të plotë

0
Gjigandi

Një boksier i cili është i verbër, po përgatitet për ndeshjen e tij debutuese kundër një kundërshtari me shikim të plotë.

23-vjeçari Thoma Seres, mund të shohë vetëm 3 metra para tij për shkak të glaukomës së rëndë kongjenitale. Ai do të marrë pjesë në një ndeshje bamirësie muajin e ardhshëm dhe ka theksuar se humbja nuk është një opsion.

Thomas, i cili ecën me një shkop tha: “Gjithmonë kam dashur të boksoj, por nuk e kam menduar se mundem derisa u futa në një palestër boksi. Do të jap maksimumin në ndeshje, nuk ka rëndësi rezultati për mua. Boksi është një sport që luhet nga afër, kështu që është në favorin tim, por do të luftoj duke parë disa nga grushtet që do më godasin. Shpresoj që kundërshtari mos të më tolerojë se jam i verbër. Ai do ta paguajë nëse e bën. Unë kam një goditje nokauti”, është shprehur ai.

Thomas aktualisht është duke u stërvitur tre ditë në javë dhe në ditët e tjera po kryen pesha për të qenë sa më i fortë. Boksieri i verbër ka pasur më shumë se 60 operacione që kur lindi me glaukoma kogjenitale, një sëmundje e rrallë që prek shikimin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu