E ëma bën denoncim në polici, zhduket e mitura në Pogradec

0
Gjigandi

Një vajzë e mitur është denoncuar si e zhdukur në qytetin e Pogradecit. Ka qenë e ëma e saj që ka bërë denoncim në ambientet e Komisariatit e Pogradecit, për zhdukjen e vajzës së mitur.

Policia përmes një njoftimi për media, thekson se po punon për gjetjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.09.2022, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasja L. T., 38 vjeç, banuese në Pogradec, e cila ka deklaruar se i është larguar nga banesa vajza e saj 17-vjeçare. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu