Kanë kaluar 12 vite që kur Gerard Pique dhe Shakira u dashuruan në atë Botëror të mrekullueshëm në Afrikën e Jugut, ku Spanja fitoi Kupën e Botës së shumëpritur. 12 vite lidhje pa martesë, në të cilat futbollisti dhe këngëtarja kanë dy fëmijë, Milanin dhe Sashën, të cilët janë bërë drita e syve të prindërve të tyre.
Dihet, koha i konsumon të gjitha llojet e marrëdhënieve, përfshirë ato të dashurisë. Fërkimet e bashkëjetesës mund të hapin çarje brenda çdo çifti. Është gjithashtu e vërtetë që vitet nuk kalojnë kot dhe se si Pique, ashtu edhe Shakira nuk janë të rinjtë e 12 viteve më parë. Kush e di, ndoshta tërheqja e tyre fizike është zvogëluar me kalimin e kohës dhe shfaqjen e rrudhave.
Fakti është se përtej hamendjeve të lehta, futbollisti prej disa ditësh jeton në shtëpinë e beqarisë në Barcelonë, që ndodhet në rrugën “Muntaner”. A po jetojnë të ndarë për ndonjë arsye specifike? A ka krizë?
Sipas asaj që gazeta “El Periódico” ka mundur të pyesë, disa banorë të pallatit ku Pique jeton në rrugën “Muntaner” e kanë parë futbollistin të hyjë dhe të dalë përsëri në shtëpinë e tij gjatë javës së fundit.
Përveç kësaj, ai është parë edhe duke frekuentuar jetën e natës në Barcelonë me mikun e tij të madh Riqui Puig dhe grupin e miqve. Nëse kalimi i kapitenit të Barçës në banesën e tij të vjetër të beqarisë ishte tashmë një arsye bindëse për të menduar për një krizë brenda çiftit, goditja e fundit e Shakirës “Te Felicito”, gjithashtu lë disa fronte të hapura në lidhje me marrëdhënien e mbrojtësit katalanas dhe këngëtares kolumbiane.
Këto do të ishin vargjet e interpretueses së ‘Waka Waka’ së famshme: “Për të të kompletuar u bëra copë-copë; ata më paralajmëruan, por nuk dëgjova; kuptova që e jotja ishte e rreme; ishte etja që tejmbushte gotën; mos më thuaj se të vjen keq, kjo duket e sinqertë. Të njoh mirë dhe e di që po gënjen, të përgëzoj sa mirë sillesh, nuk kam dyshim për këtë, vazhdo me rolin tënd, ajo shfaqje të shkon.
Unë nuk e blej atë filozofi të lirë, më falni, nuk e ngas më atë biçikletë, nuk i duroj dot njerëzit me dy fytyra, për ju vendos duart në zjarr dhe ju më trajtoni si një tjetër nga dëshirat e tua; plaga jote nuk ma hapi lëkurën, por më hapi sytë; sytë e mi janë skuqur nga kaq shumë të qara për ty; dhe, tani, rezulton se e ndjen; tingëllon e sinqertë, por unë të njoh mirë dhe e di që gënjen, të përgëzoj sa mirë sillesh”.
Në fund të fundit, një aspekt tjetër për t’u vënë në dukje në këtë mjegullnajë thashethemesh është se nëse analizojmë rrjetet sociale të të dyve, prej kohësh nuk kanë postuar asgjë bashkë, diçka që në kohët e sotme zakonisht ka një nëntekst negativ në nivel romantik.
Versioni i mediave – Laura Fa dhe Lorena Vázquez kanë dhënë ekskluzivitetin e tradhtisë së futbollistit në video-podcastin ‘Mamarazzis’. Gazetarët kanë dhënë më shumë detaje për aventurën e Piqué: Shakira ishte e vetëdijshme për tradhtinë. “Kjo është arsyeja pse futbollisti do të merrte vendimin për t’u ndarë, – shton Fa, i cili ka cituar drejtpërdrejt informacionin nga burimet e tij: – Kështu është, ka ndodhur. Prandaj ka distancë. Ndoshta nuk ka mbetur asgjë, por pabesia ka ndodhur”.
Pique jo vetëm që “kalon netë dhe ditë” në apartamentin e tij si beqar, siç raportoi Pérez de Rozas. Vázquez dhe Fa kanë shpjeguar detajet e rutinës së tij të re: “Ai frekuenton së bashku me shokun e tij të skuadrës Riqui Puig dhomat private të klubeve të natës Bling Bling dhe Patron, të dyja të vendosura në zonën e sipërme të kryeqytetit katalanas. Dhe në të dyja vendet, Pique është parë i shoqëruar nga femra të tjera”.
Vázquez ka detajuar se miqve të futbollistit “iu duk e çuditshme që ai shkoi në shtrat kaq vonë, duke pasur parasysh se kishte stërvitje të nesërmen”. Fa ka caktuar një kohë për “shumë dalje nate”: “Ato zgjasin deri në dy dhe tre të mëngjesit”.