Një i vdekur dhe një i plagosur është ky bilanci i dy ngjarjeve të ndodhura njëra pas tjetrës brenda pak minutash në Durrës. Rrethe ores 20:15 minuta një furgon ka lëshuar një person duke e lene ne rruge. Dyshohet se viktima e seksit mashkull afërsisht rreth 40 vjeç ishte pa bluzë dhe pa këpucë, gjë që policia hedh dyshimet se mund të jetë vrarë e më pas e kanë hedhur në rrugë. Siç shikohet nga pamjet, makina që lëshoi viktimën në rrethrrotullimin në e hyrje të Portit është drejtuar brenda territorit të Portit të Durrësit Ndërkaq një tjetër aksident u shënua në autostraden Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Një motor u përplas nga një autobus. Për pasojë drejtuesi i motorrit mbeti ka ndërruar jetë në spital. Për të dy rastet policia mbërriti në vendngjarje dhe ndaloi drejtuesit e automjeteve përkatëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenteve. Durrës /Informacion paraprak Rreth orës 20:10, në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në afërsi të karburant “Elda”, në Shkozet, nje mjet ende i pa identifikuar ka përplasur një motoçikletë , dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçiketës, rreth 40 vjeç, ende i pa identifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit .