Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Durrës, ku një pushues është mbytur në det.
Sipas burimeve të para bëhet djalë për shtetasin J.B., 73 vjeç nga Kosova.
Dyshohet se 73-vjeçari është mbytur teksa lahej në det dhe për pasojë ka humbur jetën.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.