“Durimi u sos”! Politikani maqedonas i irrituar me BE: Te dalim ne rruge e sheshe! – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Kreu i VMRO-DPMNE-së vlerëson se datë për fillimin e negociatave me BE-në nuk do ta sjellin politikanë që premtojnë dhe nuk realizojnë asgjë. Mickoski shton se përfundon durimi i opozitës dhe i fton qytetarët pa dallim përkatësie partiake ose etnike, të dalin në rrugë. Mos prisni që këto të paaftë, këto politikanë kamikazë do të ikin vetë. Na duhet bashkim, na duhet rruga, na duhen sheshet, duhet të kalohet çdo shtëpi e bashkëqytetarëve tanë t’u themi se ne jemi ndryshe. Prej sot fillon përballja e fundit. Prej sot e paralajmëroj fitoren e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”. Prej sot i ftoj të gjithë ata që mendojnë se politikat e Zoran Zaevit dhe LSDM-së janë të gabuara, e ftoj të na bashkohet, pavarësisht a është maqedonas, shqiptar, turk, rom, vlleh, boshnjak, serb dhe pa dallim a është pjesë e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit ose LSDM-së- ka thënë kryetari i opozitës, Hristijan Mickoski gjatë një takimi me qytetarët në Gevgjeli.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu