Dumani kishte marrë porosi për ta ekzekutuar, merret në mbrojtje oficeri i policisë

0
Gjigandi

Një oficer policie është marrë në mbrojtje nga policia, pasi dyshohet se ka qenë shënjestra e radhës e Nuredin Dumanit për t’u eliminuar.

Burime për median bëjnë me dije se oficeri në fjalë është shtetasi me iniciale K.G.

Mësohet se fotoja e tij është gjetur në celularin e Nuredin Dumani dhe ky i fundit kishte marrë porosi ta vriste. Shtetasi K.G ka qenë më herët me detyrë oficer në Elbasan dhe ka hetuar disa nga ngjarjet kriminale atje, përfshirë dhe ngjarjet ku dyshohet se urdhërues i krimeve është Erjon Alibej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu