Duka ngushllon futbollistin e Kosovën

0
Gjigandi

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, i shprehu ngushëllimet më sinqerta ish-futbollistit të kombëtares shqiptare, Valdet Ramës, i cili sot humbi babanë e tij.

Duka, në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkroi këtë mesazh ngushëllim:

“Mësova me hidhërim të thellë lajmin e ndarjes nga jeta të babait të ish-futbollistit të Kombëtares shqiptare, Valdet Rama!

Në këtë moment të vështirë për Valdetin dhe familjen e tij dëshiroj t’i përcjell në emrin tim, por edhe në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kombëtares shqiptare, ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. U prehtë në paqe!”, ishte mesazhi i Dukës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu