Dua Lipa u fotografua nga paparacët në New York të enjten pasdite, duke u munduar të mos vihet në dukje me veshjen e saj.
Këngëtarja 26-vjeçare e mbajti kapuçin e xhaketës lart dhe mori një pamje krejt të zezë teksa po dilte për shëtitje në Big Apple, shkruan
DailyMail
.
Artistja e lindur në Londër ishte e gjitha e buzëqeshur ndërsa qëndronte e ngrohtë gjatë daljes së saj në Big Apple, duke u bërë gati për fundjavën.
Këngëtarja me origjinë shqiptare u pa e veshur me një pallto të gjatë të zezë prej leshi, me një shall të madh të zi të mbështjellë rreth kokës dhe qafës së saj.
Ajo gjithashtu mbante syze dielli unike ngjyrë kafe, ndërsa doli në Big Apple për të bërë shëtitjen e saj.
Këngëtarja e kompletoi pamjen e saj me një palë çizme të zeza.
Kjo dalje e këngëtares vjen vetëm disa ditë pasi ajo hoqi dorë nga ekipi i saj menaxhues prej gati një dekade, për një mosmarrëveshje për çështje parash.
Ajo nënshkroi kontratë që të menaxhohej nga Ben Mawson dhe Ed Millett në Tap Management në Londër në vitin 2013 – ndërsa punonte si kameriere në një bar në atë kohë.
Burimet pohuan se largimi i saj i papritur nga shoqëria administruese ishte për shkak të përqindjes jo të kënaqshme që ajo merrte nga këngët dhe marrëveshjet e tjera tregtare.
“E gjithë kjo erdhi si një tronditje, por për fat të keq gjithmonë do të ketë mosmarrëveshje kur bëhet fjalë për paratë”, tha një burim pranë saj.
“Tap e kanë shndërruar atë nga një adoleshente e panjohur në artisten më të suksesshme femër në botë. Kur e shikon kështu, nuk mund të mos mendosh se diçka shumë e keqe ka ndodhur”, shtoi burimi.
Përveç kontratës së saj me Warner Music, ajo gjithashtu ka bashkëpunim me firmat: “Evian”, “Yves Saint Laurent” dhe “Versace”.
Dua Lipa thuhet se fitoi më shumë se 50 milionë funte vitin e kaluar, nga 22.7 milionë funte sa fitoi në vitin 2020.
Ajo gjithashtu thuhet se ka 28 milionë funte asete në kompaninë e saj të regjistruar të muzikës, Dua Lipa Live LLP.
Dje u raportua se babai i zonjushës Dua Lipa, Dukagjini do të marrë menaxhimin e saj nga Tap Management – kompani kjo e cila ka nën menaxhim yjet e famshëm si: Ellie Goulding dhe ish-këngëtaren e Little Mix, Leigh-Ann Pinnock.
/abc24.al/