Dua Lipa dukej me stil teksa doli në Paris me shokun e saj, stilistin Simon Porte Jacquemus të dielën.
Këngëtarja 26 vjeçe, e cila ndodhet në kryeqytetin francez, ndërsa turneu i saj “Future Nostalgia” vazhdon nëpër Evropë, kishte veshur një bluzë kafe të pastër dhe xhinse.
Dua dukej plot humor teksa shkëlqente dhe kompletoi pamjen e saj me taka me shkëlqim argjendi dhe floriri, ndërsa mbante një çantë të vogël të zezë, shkruan
DailyMail
.
Ajo e aksesoi pamjen e saj elegante në mënyrë perfekte me një palë syze dhe kishte vënë shumë pak makijazh.
Ndërkohë, themeluesi i markës “Jacquemus”, Simon, 32 vjeç tërhoqi vëmendjen me një këmishë rozë të ndezur, bluzë të bardhë dhe xhinse të gjera ngjyrë krem.
Dyshja dukej se po shijonin motin e ngrohtë dhe me diell të majit, ndërsa darkuan në një treg ushqimor në natyrë përpara se të bashkoheshin me një grup miqsh të tjerë.
Dua më pas e përfundoi ditën e saj duke bërë xhiro nëpër qytet me ‘Porsche’-në e verdhë të ndezur të Simon.
Lipa është duke mbajtur turneun e saj “Future Nostalgia” në Evropë, pas një sërë koncertesh në kontinentin amerikan.
Albumi i saj i dytë “Future Nostalgia” u publikua në mars të vitit 2020 dhe fitoi tri çmime “Grammy” në ceremoninë e vitit 2021.
Turneu “Future Nostalgia” do të vazhdojë deri në fund të vitit, me ndalesa të ardhshme në Kanada, Amerikën Latine dhe Australi.
/abc24.al/