“Droni edukues po ju vëzhgon”/ Policia Rrugore kontrolle në Tiranë: Kush nuk respekton përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, gjobitet

0
27
Gjigandi

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në kryeqytet për evidentimin e shkelësve të Kodit Rrugor, duke kontrullur me dron, i cili ditën e sotme është vendosur në unazën e Tiranës pranë rrugës së Elbasanit ku kalimi i këmbësorëve nuk bëhet me semafor por vetëm me vijëzimin e rrugës.

Në fokusin e Rrugores, janë drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, të cilat sipas bluve ndëshkohet me masë administrative.

Njoftimi i Policisë:

Një ndër objektivat e “👁*Dronit edukues*👁” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

Ec i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor! 🏃🏃🏻🚔👮🏼👮🚓🚨

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu