Drita përforcon kreun, Ferizaj thellohet në krizë

0
Gjigandi

Drita nga Gjilani arkëton tri pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit të Kosovës në futboll. Drita në konak të vetin e mposhti me rezultat 2:0 Ferizajn, në kuadër të javës së 25-të.

Pjesa e parë e sfidës përfundoi pa gola, por në pjesën e dytë vendasit shënuan dy herë për tri pikë të mëdha. 

Në minutën e 49-të, Kastriot Rexha ka qenë i saktë nga penalltia, ndërsa në atë të 77-tën Ardian Cuculi shënon me kokë për 2:0. 

Duhet theksuar se në minutën e 63-të, shtylla e shpëton Ferizajn pas goditjes nga Bunjamin Shabani.

Drita udhëheq me 52 pikë, ka një ndeshje më shumë se Prishtina që është në pozitën e dytë me 47 sosh, ndërsa Ferizaj është në vend të dhjetë me 25 pikë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu