Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë pritur sot përfaqësuesit e KFOR-it nga kontingjenti britanik.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin dy palësh dhe për projekte të përbashkëta në të ardhmen, me qëllim të përmirësimit të kushteve për rininë në Kosovë.
Presidenti Ademi falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për vizitën, teksa shpalosi të arriturat e Kosovës në futboll, por edhe punën që bën federata në ofrimin e kushteve për zhvillim të futbollit për të gjitha komunitetet dhe për të gjitha kategoritë.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e KFOR-it britanik u shprehën falënderues ndaj drejtuesve të FFK-së për pritjen dhe gatishmërinë e tyre për bashkëpunim në sfera të ndryshme.