Interi nuk heq dorë nga Tonali

0
Gjigandi

Është pikërisht mesfushori i talentuar i Brescias emri i radhës në listën e Marottss dhe Ausilios për të përforcuar skuadrën në prag të sezonit të ardhshëm. Me një “sponsor” të veçantë, asgjë më pak se Antonio Conte,

Sipas raportimit të mediave itlaiane, në fakt, trajneri zikaltër ka shprehur admirim total kundrejt talentit. Një garanci jo e vogël, që u bashkohet shifrave të ofruara nga klubi zikaltër të hapura në zyrën e Xhuzepe Bocos, menaxherit të lojtarit: një kontratë katërvjeçare me pagë në rritje, ndërkohë që mendohet të jetë gjetur edhe akordi maksimal mes palëve.

Mbetet për t’u kaluar pengesa më e vështirë, ose më saktë arritja e marrëveshjes me Breshan e Massimo Celinos, historikisht një kockë e forcë në seli merkatoje. Për të bindur kreun e “dallëndysheve”, Marota mendohet të jetë gati të ofrojë, përveçse pjesës “cash” dhe bonuseve, edhe dy kartonë.

Atë të Andrea Pinamontit (i vlerësuar 20 milionë euro dhe që do riblihet nga Xhenoa) dhe huazimin e Sebastiano Espozitos, tjetër “xhevahir” i skuadrës U-18 të Interit. Një formulë që do u lejonte zikaltërve të shpenzonin më pak para, ndërsa Breshas të kishte gati sulmin për sezonin e ardhshëm, pas lamtumirës së sigurt të Balotelit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu