Milot Rashica do të largohet nga Werder Bremeni gjatë kësaj vere. Drejtuesit e klubit gjerman janë të vetëdijshëm për këtë, e në ndërkohë po e kërkojnë një zgjidhje për yllin kosovar
Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann e ka pranuar se Milot Rashica mund të largohet gjatë kësaj vere.
Interesim serioz për yllin kosovar kanë shfaqur klubet si Milani, Leipzigu dhe Hertha Berlini .
Duke folur për ndeshjen e fundjavës ndaj Kolnit, e cila do të jetë vendimtare për fatin e Werderit, Baymann është ndalur të flasë edhe për 23 vjeçarin, i cili me gjasë po i kalon javët e fundit të eksperiencës në “Weserstadion”.