Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka shkuar në SHBA në kuadër të një vizite pune disaditore.
Ai udhëtoi drejt Uashingtonit me shefen e Zyrës së Sigurimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Në ditën e parë të qëndrimit, Nano u takua me ambasadoren e Republikës së Shqipërisë, znj. Floreta Faber.
Gledis Nano është duke vijuar takimet me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese në Amerikë.
Qëllimi i takimeve që Nano po zhvillon me zyrtarë të lartë të agjencive ligjzbatuese Amerikane synon rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.
Policia e Shtetit e ka prioritet kryesor bashkëpunimin me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare dhe në veçanti me partnerët strategjikë siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.