Drejt përfundimit tuneli i Skërficës, Rama: Shkurton me 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës

0
Drejt përfundimit tuneli i Skërficës, Rama: Shkurton me 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot se punimet në tunelin e Skërficës, pjesë e rrugës Kardhiq-Delvinë në jug të vendit, janë drejt fundit.

Në një postim në Facebook, Rama ka shpërndarë pamje nga punimet në tunel dhe në rrugën që ka nisur të asfaltohet dhe që pritet të hapet shumë shpejtë.

Sipas Ramës, rruga e re do të shkurtojë me 45 minuta edhe kohën e udhëtimit drejt Sarandës.

“Mirëmëngjes dhe me punimet drejt përfundimit të tunelit të Skërficës, me të cilin hapet përfundimisht edhe rruga e re dhe e shumëpritur Kardhiq-Delvinë, që do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, duke shkurtuar njëkohësisht kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkraur Rama.

RonaTyra

Një ditë më parë, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi se rruga Kardhiq-Delvinë do të hapet për qarkullimin e automjeteve më 2 korrik.

Kardhiq-Delvinë lidhë rrugën Levan-Gjirokastër me Delvinën dhe Sarandën në jug të vendit duke shmangur qafën e Muzinës dhe duke shkurtuar ndjeshëm udhëtimin drejt brigjeve më jugore të Shqipërisë.

/abc24.al/  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu