Reperi kanadez Drake thuhet se ka paguar ’75 milionë dollarë (67.7 milionë euro)’ për rezidencën madhështore të Robbie Williams pasi ish-ylli i “Take That” e shiti atë shtatë vjetë pasi e kishte blerë në shifrën 32 milionë dollarë (28 milionë euro).
Prona e cila ka 10 dhoma gjumi dhe është e përhapur në tre hektarë tokë në Beverly Hills, iu shit yllit të hip hop-it në një marrëveshje jashtë tregut, megjithëse detajet financiare rreth blerjes nuk do të zbulohen derisa marrëveshja të përfundojë zyrtarisht.
Sipas Dirt, prona u shit për ‘saktësisht 75 milionë dollarë (67.7 milionë euro)’ me Kurt Rappaport nga Westside Estate Agency që shërbente si agjent i patundshmërisë, shkruan
DailyMail
.
Kuptohet se Williams, i cili shtëpinë në fjalë e kishte në pronësi me gruan, aktoren Ayda Field dhe katër fëmijët e tyre, fillimisht kishte shpresuar për një shitje prej 85 milionë dollarësh (76.8 milionë euro) përpara se të vendosej për shifrën më të ulët pasi nuk arriti të gjente një blerës.
Megjithatë, këngëtari ka bërë ende një fitim të dukshëm, pasi e kishte blerë atë nga bashkëthemeluesi i “Guess”, Armand Marciano për 32.67 milionë dollarë (29.5 milionë euro) në vitin 2015, sipas të dhënave të pronës.
Prona e stilit toskan përfshin një shtëpi kryesore me përmasa rreth 25,000 metra katrorë që përmban dhjetë dhoma gjumi dhe jo më pak se njëzet e dy banja.
Pajisjet e tjera përfshijnë një garazh për njëmbëdhjetë makina, një bodrum vere, një palestër, një dhomë lojërash, një dhomë të shfaqjeve profesionale, një ashensor, një fushë tenisi, një pishinë me pllaka mozaiku dhe një kuzhinë të jashtme.
Kjo është blerja e parë e pasurive të paluajtshme të Drake-ut në tregun e Los Angelesit, pasi më parë kishte blerë prona në vendlindjen e tij, Kanada, duke përfshirë një pronë prej 50,000 metrash katrorë në qytetin e tij të lindjes, Toronto.
Shitja vjen pasi Williams gjeti një blerës për shtëpinë prej 70 hektarësh në Wiltshire që bleu në vitin 2009 për 8.1 milionë funte (9.6 milionë euro).
Compton Bassett House doli në treg me agjencinë e pasurive të patundshme Knight Frank për 6.75 milionë funte (tetë milionë euro) në vitin 2021, me këngëtarin që pranoi se ishte i prirur t’ia shiste dikujt që e vlerësonte shkëlqimin e saj po aq sa ai.
Ai tha në një deklaratë: “Compton Bassett House është padyshim një shtëpi miqësore me familjen që meriton të ketë shumë më shumë të qeshura dhe gëzim brenda mureve të saj të bukura. Shpresojmë që blerësi që vjen do të kënaqet po aq sa ne”.
Ai shtoi: “Kopshtet dhe pemët na kanë magjepsur me magjinë e tyre, dhe në ditët me shi, nga të cilat ka shumë në Angli, ne kemi luajtur dhe spërkatur rreth pishinës së brendshme, për kënaqësinë tonë”.
Duke folur në vitin 2014, Robbie – atëherë baba i dy fëmijëve – pranoi se dëshironte ta bënte Mbretërinë e Bashkuar bazën e tij të përhershme pasi kishte kaluar një periudhë të gjatë kohore në Shtetet e Bashkuara.
Ai i tha tabloidin britanik The Sun: “Unë e dua Los Angelesin. Njerëzit dhe moti janë të shkëlqyer, por nuk është Anglia. Nuk mund të ofrojë të njëjtën gjë. Gjërat ndryshojnë kur je baba – ka njerëz për t’u kujdesur që janë më të rëndësishëm se vetja”.
“Dua që [vajza] Tedi dhe fëmija i ri, çfarëdo qoftë ai, të shkollohen në Angli. Teddy tashmë është e rrethuar nga anglezë, kështu që ajo do të ketë një theks gjithsesi”.
“Por kjo nuk është çështja – ne duam ta edukojmë atë në Londër. Sapo kemi blerë një shtëpi të madhe të kuqërremtë, kështu që më mirë të ktheheshim!”.
Williams thuhet se e hodhi përsëri në treg Compton Basset Manor në vlerë prej nëntë milionë funtesh (10.7 milionë euro), pasi dështoi ta shiste atë në korrik të vitit 2010, me këngëtarin që kishte shpenzuar 24 milionë funte (28.5 milionë euro) në një rezidencë të pabesueshme në Zvicër, pasi kishte transferuar familjen e tyre në Gjenevë.
Williams thuhet se është i prirur për të shitur pronën e shekullit të 17-të në Wiltshire pasi ai “nuk është ndjerë kurrë si në shtëpinë e tij” atje dhe gjithashtu ndjen se është “i përhumbur”.
Një burim i tha tabloidit The Mirror: “Dukej si një strehë idilike në fshatin anglez, por ai kurrë nuk u ndje si në shtëpinë e tij atje. Në pak muaj ai e kuptoi se nuk ishte vendi ku ai dhe Ayda donin të vendoseshin”.
“Tani ai po planifikon një riorganizim të portofolit të pronave të tij që kur vendosi të blejë në Zvicër. Familja u shpërngul atje verën e kaluar dhe u mor me qira për gjashtë muaj për t’u siguruar që dëshironin të qëndronin”.
Këngëtari zotëron gjithashtu një shtëpi në vlerë prej 17.5 milionë funtesh (20.8 milionë euro) në Londër, e cila ka qenë burimi i një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme me fqinjin e tij, kitaristin e Led Zeppelin, Jimmy Page, për planet e rinovimit.
Ish-yllit të “Take That” iu dha leja e planifikimit për një pishinë dhe palestër nëntokësore në tetor të vitit 2019 në shtëpinë e tij të renditur në klasën II pas pesë vitesh grindje me rokerin Page.
Williams më parë u përgjigj duke tërhequr planet, por më vonë u kthye me një sërë planesh të reja dhe muajin e kaluar ai paraqiti një raport të ri duke garantuar se zhurma nga njësitë nuk do të kalojë shkallën 25 decibel.
/abc24.al/