Dosja/ Flet vajza e Fatime Sulit e cila u mbyt nga fqinji i saj: E ngacmonte, i thoshte fjalë të ndyra

0
Gjigandi

Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier ku një 63-vjeçare u mbyt nga fqinji i saj Fetah Marra, në 20 janar të 2022.

Lidhur me ngjarjen, vajza e Fatime Sulit pohon se dy persona vinin në lojë  nënën e saj dhe e ngacmonin.

Ndërkohë kohët e fundit pohon se nëna e saj ka shfaqur probleme të shëndetit mendor dhe ishte trajtuar me barna në Tiranë, deri në momentin që gjeti vdekjen.

Dosja e plotë:

Ditën e ngjarjes, vëllai i saj Erjoni, e ka marrë në telefon rreth orës 18:30-19:00 dhe i ka thënë që nuk po e gjenin mamanë. Menjëherë i ka thënë që e kanë vrarë ata të dy, Izeti me Fetahun. Të dy këta persona kishin kohë që nuk e linin rehat dhe e ngacmonin dhe e vinin në lojë. Po ashtu i thoshin fjalë të ndyra. E ndjera shkonte çdo ditë dhe mblidhte penjtë e domateve përreth zonës ku ndodheshin serat. Ajo i ngarkonte në karrocë dore dhe i sillte në shtëpi. Këtë punë e bënte zakonisht çdo ditë. Po kështu në vendin ku Fatimja shkonte dhe mblidhte penjtë shkonin dhe Izeti me Fetahun. Ata shkonin me qëllim që ta ngacmonin Fatimen paso aty nuk ishte toka e tyre. Dhe vendi ku i gjet e ndjera ishte shumë pranë vendit ku ajo shkonte dhe mblidhte penjtë. Kohët e fundit, Fatimja po shfaqte probleme të shëndetit mendor dhe këtë mund ta vinin re personat që kishin kontakt me të çdo ditë, si familjarë dhe banorë të fshatit. Dhe vetë fakti që ajo shkonte dhe mblidhte penjtë e domateve të linte të kuptohej që ajo kishte probleme me shëndetin mendor. Penjtë që ajo sillte nuk kishin fare vlerë, pasi ishin një përdorimesh dhe kur i sillte i digjnin. Në këtë kohë ajo është trajtuar me barna në Tiranë te doktoresha Luljeta Lleshi dhe trajtimi me ilaçe ka vazhduar çdo ditë derisa gjeti vdekjen.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu