Borussia Dortmund po refuzon të ulë çmimin e Jadon Sanchos, lojtar që po kërkohet shumë këtë verë.
Sipas Daily Mail anësori anglez është lidhur fort me një transferim te Manchester United, ndërsa flitet se ka edhe marrëveshje personale me klubin.
Manchester United dështonte të ofronte diku rreth 55 milionë euro për Sanchon.
Kjo sipas tyre do të ishte e mjaftueshme për shkak të krizës që i ka kapluar klubet, shkaku i koronavirusit.
Sidoqoftë, Dortmundi nuk do ta shesë Sancho për më pak se çmimin e kërkuar, 110 milionë euro.