Dojna Mema bën dedikimin më të ëmbël për djalin e saj

0
Gjigandi

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata u bënë prindër për herë të parë në gusht të këtij viti. Që nga ajo kohë, Dojna ndan postime mjaft të ëmbla në rrjetet sociale për të birin e saj. Së fundmi, ajo ku ka publikuar një foto të këmbëve të djalit dhe ka shkruar fjalët më të ëmbla për bebushin.

“Një muaj më parë njoha dashurinë më të madhe të jetes sime. Tani i kuptoj të gjitha mamatë që kanë fëmijën në “Wallpaper”,- shkruan moderatorja.

Më herët, kur Dojna ishte shtatzënë, zbuloi gjatë një interviste se kur do të rikthehej në ekran. Ajo shprehet se:

“Kjo është shtatzënia ime e parë dhe as vetë nuk e di se çfarë do të ndiej pasi ai të ketë ardhur. Është një rrugëtim sa i bukur, aq edhe rraskapitës. Megjithatë as nuk e mendoj tërheqjen nga ekrani, për sa kohë puna më jep energji dhe më bën të lumtur. Nëse gjithçka shkon mirë dhe do të ndihem gati, rikthehem në ekran në janar. Përpara se të bëhem nënë, jam grua që kam dëshirat dhe ëndrrat e mia. Jam e bindur që as im bir s’do të donte të kishte një mami e cila heq dorë nga një pjesë e jetës së saj për të cilën ka punuar që 19 vjeçe. Fatmirësisht punoj në një ekran ku gratë tregojnë çdo ditë se sa të forta janë dhe se mëmësia s’ka qenë kurrë një problem. Përkundrazi, ka plot shembuj nënash fantastike që frymëzojnë në ‘Top’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu