Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Divjakës.\
Ndërsa, një 32 vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohen për djegien e një makine.
Policia bën me dije se shtetasin K. T., 25 vjeç, banues në Vlorë dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. L., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë djegur automjetin e shtetasit J. Gj., 57 vjeç, banues në Divjakë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” shtetasin K. T., 25 vjeç, banues në Vlorë dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. L., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë djegur automjetin e shtetasit J. Gj., 57 vjeç, banues në Divjakë”
, thuhet në njoftimin e policisë.