‘Do të të jap apartament’/ Mashtroi qytetaren dhe i mori 25 mijë euro, arrestohet administratori në Tiranë (Emri)

0
Gjigandi

Një 37-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka përvetësuar përmes mashtrimit një shumë prej 25 mijë euro.

Shtetasi Elvis Boka në bashkëpunim me një tjetër kanë mashtruar një grua se do t’i blinin asaj një apartament.

Sakaq është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i 37-vjeçarit, shtetasi me iniciale D. R., 35 vjeç.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”, nga Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në DVP Tiranë.

Vihet në pranga një shtetas që përvetësoi nëpërmjet mashtrimit shumën 25 000 euro.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fraud”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. R., 35 vjeç.

Shtetasi E. B., dhe D. R., duke qenë të punësuar si administratorë në një subjekt, kanë përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 25 mijë euro, nga një shtetase, me pretendimin se do t’i blinin asaj një apartament.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu