“Do përballet me pasoja”/ Kina për Anglinë: Mos ndërhyni në punët tona!

0
Gjigandi

Kina paralajmëroi Mbretërinë e Bashkuar se do të përballet me pasoja, nëse vazhdon “të ndjekë rrugën e gabuar” sa i përket Hong Kongut.

Një ditë më parë, Londra pezulloi traktatin e ekstradimit me ish-koloninë e saj  për shkak të një ligji të ri të sigurisë atje, i cili i jep Pekinit më shumë fuqi. Në përgjigje të këtij veprimi,  ambasadori kinez në Britani tha se kjo e fundit “ka ndërhyrë hapur” në punët e Kinës.
“Kina asnjëherë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Mbretërisë së Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar duhet ta bëjë të njëjtën gjë me Kinën”, deklaroi ambasadori Liu Xiaoming.
Përpara pak kohësh, kryeministri britanik, Boris Johnson, u zotua se do t’i ofrojë tre milionë banorëve të Hong Kongut mundësinë për t’u vendosur në Mbretërinë e Bashkuar, duke u lejuar atyre që të aplikojnë edhe për nënshtetësinë britanike. Kritikët thonë se ligji i ri i sigurisë në Hong Kong  miratuar nga Pekini e që kriminalizon një sërë veprash, ligji mund të bëjë që protestuesit pro demokracisë në rajon të vuajnë dënime të përjetshme. Hong Kongu ka qenë koloni e Mbretërisë së Bashkuar deri në vitin 1997, kur i është dorëzuar Kinës në bazë të parimit “një shtet, dy sisteme”.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu