Do frenojmë plakjen??? Shkencëtarët, vetëm një hap larg!

0
Gjigandi

Plakja është e pashmangshme, por shkencëtaret e Universitetit të Kalifornisë mund të jenë një hap larg të vonuarit të këtij procesi.

Studimet e kryera me majanë, e zgjedhur sepse qelizat e saj janë lehtësisht të manipulueshme, i kanë ndihmuar ata të shohin nëse qelizat plaken me të njëjtin ritëm dhe për të njëjtat arsye. Ajo që zbuluan ishte intriguese. Edhe qelizat e përbëra nga të njëjtat materiale gjenetike dhe brenda të njëjtit mjedis, plaken “ndryshe, në një mënyrë vërtet befasuese.”
Rezultatet e hulumtimeve të tyre janë botuar në revistën prestigjioze “Science”. Shkencëtarët mësuan rreth gjysmën e qelizave të majasë, u plakën për shkak të një rënieje graduale të bërthamës. Por gjysma tjetër ndërkohë, degradonte prej një mosfunksionimi të mitokondrive, organet qelizore përgjegjëse për prodhimin e energjisë. Shkencëtaret thonë se qelizat ndjekin që në fillim dy rrugë në rënien e tyre bërthamore ose mitrokondriale dhe vazhdojnë atë linjë deri sa bien e në fund, vdesin.
Për të kuptuar se si i marrin ato vendime të tilla, ekspertët thonë se duhet të identifikojnë proceset molekulare pas secilës prej këtyre rrugëve të plakjes, por rezultatet e kërkimeve të tyre deri tani, konsiderohen mjaft premtuese!

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu