Djali i George Soros viziton Tiranën, publikon foton me kryeministrin Edi Rama

0
Djali i George Soros viziton Tiranën, publikon foton me kryeministrin Edi Rama
Gjigandi

Djali i filantropit dhe multimiliarderit George Soros, Alex Soros ka vizituar Tiranën. Ai ka postuar në rrjetin social Instagram, një foto krah kryeministrit Edi Rama.

Në përshkrimin e fotos, Soros shkruan:

“Duke festuar Tiranën në Tiranë me njeriu që e transformoi në një nga qytetet më të veçanta në botë”.

Raportet me familjen e George Soros-it

Kryeministri duket se ka raporte tepër të mira me familjen Soros. Më herët, ai ka thënë se George Sorosin e ka njohur në vitet ’90, por edhe se ka një raport fantastik me të.

RonaTyra

“Unë George Soros e kam njohur në vitet ’90, kur nuk isha në politikë, kur më kanë futur në bordin e Fondacionit këtu. Ka qenë dhe Ismail Kadare, Profesor Minga, kanë qenë disa. Dhe kemi shkuar në Budapest. Aty e kam takuar George Soros për herë të parë. U organizua një si drekë pune për t’u prezantuar me bordin e fondacionit. Ishte e bukur se ai ishte në botën e tij dhe ndërkohë që hante, dëgjonte dhe të gjithë po i prezantoheshim. Ai ndiqte zërin, por vazhdonte me të vetën. Kur erdhi radha ime, unë s’fola fare dhe u bë qetësi. Dhe ai ma bëri me kokë. Edhe unë i bëra një pantomimë, çfarë ke? Po ti, më tha mua. Unë çfarë i thashë? Kush je? Unë jam filani. Me çfarë merresh? Merrem me art. Çfarë lloji arti bën? Llojin më të mirë, i thashë. E pa që u bë një ndërveprim, dhe vazhdoi me të tjerët. Kur erdhi këtu herën e dytë, Ismailin e njihte ai, tha përveç këtij a mund të prezantoheni dhe njëherë se nuk më kujtoheni.

Sorosi është një personazh i jashtëzakonshëm, është një njeri që bëri një sukses të hatashëm, përmbysi botën me ato goditjet që i bëri bursave. Në momentin që u bë George Sorosi i njohur në të gjithë botën, dhe që zotëronte një pasuri marramendëse, pasurinë e vetë e vuri në dispozicion të idesë së vetë, shoqërisë së hapur. Ai është marrë me filozofi dhe ka atë idenë e shoqërisë së hapur dhe është një njeri që ka financuar pafund për të ndihmuar shoqërinë e hapur, për të stimuluar njerëz në shoqërinë civile. Këto teoritë e tjera të konspiracionit janë”,

ka deklaruar Rama më herët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu