Ashtu siç kishte paralajmëruar, Beatrix Ramosaj ka prezantuar sot (e martë) projektin e ri muzikor.
“Ma shumë se ti” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me DJ Geek.
Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, me paraqitje të mahnitshme me kostum të zi si ‘Catwoman’.
Foto: Screenshot/YouTube
Teksti është shkruar nga Vig Poppa, gjersa ky i fundit është përkujdesur edhe për muzikën dhe vijën melodike.
Producimi, miksimi dhe masterizimi ndërkaq u realizua nga Deard Sylejmani.
Në bazë të tekstit, besohet se është një ‘diss’ kundrejt ish-të dashurit të saj, aktorit Donald Veshaj, me të cilin u njoh në Big Brother VIP e u ndanë menjëherë pas spektaklit.
Foto: Screenshot/YouTube
Videoja i është besuar produksionit të njohur, Kotorri.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të artistes Dafina Zeqiri.
/abc24.al/