Në mjediset e Presidencës po zhvillohet sot ceremonia shtetërore e lamtumirës në nderim të ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në Gjermani.
Ai vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga COVID-19.
I pari i zhvilloi homazhet sot ishte Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar nga vajza e tij, Bora Meta.
Të pranishëm në homazhe janë politikanë, miq dhe qytetarë, të cilët shprehin homazhet e tyre në nderim të ish-presidentit, Bujar Nishani.
Në sallën “Skënderbeu” në Presidencë dhe dje u zhvilluan homazhe në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani.
Këshilli i Ministrave e shpalli ditën e sotme ditë zie kombëtare, në nderim të ish-presidentit. Gjithashtu në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike është ulur sot flamuri kombëtar në gjysmështizë.
Pas orës 12.00 arkemorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor do të shkojë në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj do të niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit. /abc24.al/