Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh në rrjetet sociale.
Rama ka ndarë disa foto ku shpreh falënderim për të gjithë njerëzit e punës që bënë realitet projektin e rindërtimit.
Kreu i qeverisë thekson se pa këtë projekt nuk do mund të kthehej buzëqeshja e familjeve të prekura nga tërmeti.
“Mirëmëgjes dhe me falenderimin nga zemra për të gjithë njerëzit e punës që bënë realitet projektin e rindërtimit, pa të cilët nuk do mund t’u kthenim dot buzëqeshjet familjeve të prekura, ju uroj të diel të qetë”,
shkruan Rama.