Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë

0
Gjigandi

Në botë ka shumë ngjarje sportive që njerëzit i përcjellin me pasion. Falë gazetarëve të sportit, miliona fansa në të gjithë botën marrin informacione për klubin apo sportin e preferuar.

Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit shënohet më 2 korrik, për të njohur kontributin e gazetarëve në promovimin e sportit. Kjo ditë është zgjedhur për shkak të rëndësisë që ka si data kur është themeluar Shoqata Botërore e Mediave të Sportit, në vitin 1924.

Kjo ditë festohet për t’u dhënë vullnet gazetarëve të sportit që të vazhdojnë punën e tyre profesionale dhe të rëndësishme.

Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit, janë ftuar të gjithë gazetarët e sportit, në takim me ministren e MKRS, Vlora Dumoshi, për të diskutuar mbarëvajtjen e sportit në vendin tonë si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet sporti dhe gazetarët sportivë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu