Diplomati i njohur, Agim Nesho u shpreh se situata është shumë e rëndë në Ukrainë, sepse nuk dihet fundi kësaj krize.
I ftuar në një intervistë televizive, Nesho u shpreh se fuqitë si kina dhe Rusia kërkojnë hapësirat e tyre, dhe se po kërkohet një sistem tjetër të zona të influencës, pra që fuqia të përcaktojë fushën ndërkombëtare dhe jo ligjet.
Nesho: Situata është shumë e rëndë, sepse nuk dihet fundi kësaj krize. Pse kemi ardhur këtu? Kemi përjetuar mbarimi ne luftës së ftohtë dhe drejtimin një polar të SHBA-ve. Kemi parë lulëzimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Ndërkohë fuqitë si kina dhe Rusia kërkojnë hapësirat e tyre.
Tashmë kërkohet një sistem tjetër të zona të influencës, pra që fuqia të përcaktojë fushën ndërkombëtare dhe jo ligjet. Në vitin 2007 Obama pati një qasje shumë të butë sidomos me Rusisë, dhe kjo bëri që Putini, duke kuptuar forcën e tij filloi që të luante me perëndimin.