Sonte rreth orës 18:00 një shtëpi në fshatin Polac të Skenderajt është kapluar nga zjarri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë shtëpia në fjalë nuk ka qenë e banuar dhe sipas tij për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.
“Sonte, rreth orës 18:00, është raportuar për zjarr në një shtëpi të pabanuar në fshatin Polac të Skenderaj. Zjarrfikësit e kanë fikur zjarrin, nuk raportohet për të lënduar”
, ka thënë Zahiti.
Më poshtë mund të ndiqni disa pamje pasi zjarri ka kapluar shtëpinë