Imami Labinot Maliqi: Nesër do të shpërndahen 570 pako ushqimore për familjet në nevojë

0
Imami Labinot Maliqi: Nesër do të shpërndahen 570 pako ushqimore për familjet në nevojë
Gjigandi

Nesër duke filluar nga ora 11:00, në xhamine tonë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë, do bëhet hapjen e aktivitetit të shpërndajes së 570 pakove ushqimore për familjet nevojtare.

Lajmin e ka bërë të ditur imami Labinot Maliqi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Maliqi tha se 420 pako janë donacion nga xhamia shqiptare në Sydney të Australisë (Islamic Centre Sheikh Albani), si dhe 150 pako nga shqiptarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Këto pako do t’i shpërndajmë kryesisht nëpër organizata të ndryshme, për familjet me raste sociale, si:

Qendra për Punë Sociale;
Personave të verbër;
Personave shurdhë-memecë;
Shoqata e Familjarëve të Personave të Pagjetur;
Shoqata Down Syndrome Kosova’;
Shoqata HANDIKOS’;
Shoqata Autizmi;
Komunitetin Boshnjak në Vitomericë të Pejës;
Komunitetin Ashkali në Fushë Kosovë, etj.

RonaTyra

Ndërkaq, përfaqësuesit e këtyre organizatave dhe të komuniteteve do të marrin pjesë në ngjarjen e nesërme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu