Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, duket se ka nisur pushimet por nuk ka zbuluar destinacionin e tyre.
Ajo ka publikuar disa imazhe të reja në rrjete sociale, me anë të të cilave ka marrë vëmendje me paraqitjen joshëse.
Krijuesja e hitit “Zemër” shfaqet në një set trepjesësh ngjyrë rozë, teksa ka vënë në pah linjat trupore.
Dhurata Dora (Foto: Instagram)
“Dhurata Dora në pushime”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre fotografive.
Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit.
E njëjta këtë muaj është rikthyer pas disa muajve me këngë të re të quajtur “Sa m’ke mungu”.
Projekti në fjalë për pak ditë ka kaluar shifrën e tre milionë klikimeve në YouTube.
/abc24.al/