Dhunoi futbollistet e U-17 te Laçit ne sy te policit, shoqerohet ish-trajneri Ndue Tarazhi – lajmi fundit – lajmi i fundit

0
Gjigandi

Një video tronditëse e publikuar dje tregon kushtet skandaloze dhe mënyrën si stërviten fëmijët në klubet e futbollit në Shqipëri. Në video duket një nga ish-trajnerët dhe ish-pjesëtarët e stafit teknik të ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi, i cili qëllon me radhë futbollistët e tij pas një ndeshjeje.
Pas publikimit të kësaj videoje, menjëherë janë marrë masat ndaj teknikut të moshave. Mësohet se Ndue Tarazhi është shoqëruar në polici, për shkak të skandalit me lojtarët e vegjël. Ish-trajneri i paratërinjve të Laçit është shoqëruar mëngjesin e sotëm prej orës 8:00 në Polici dhe tashmë duhet t’u përgjigjet pyetjeve për dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve të vegjël kurbinas. Trajneri qëlloi me radhë futbollistët e tij pas një ndeshjeje dhe i ka ofenduar ata. Për këto veprime policia reagoi menjëherë duke e thirrur Tarazhin, për ta marrë në pyetje dhe për të sqaruar ngjarjen. Në këto momente vijon të merret në pyetje nga oficerët e policisë pas videos së shfaqur në rrjetet sociale dhe po kryhen të gjitha veprimet proceduriale.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu