Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin FushëKrujë-Rinas-Vorë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjolës”.
Disa persona ende të paidentifikuar, kanë rrahur me sende të forta dhe kanë lënë në mes të rrugës kuzhinierin shqiptar Indrit Çela.
Sipas raportimeve në media, kuzhinieri ka marrë dëmtime në kokë dhe në fytyrë.
Por ndonëse ai ka mbërritur në spital me sheja dhune, nuk e ka pranuiar një gjë të tillë, duke deklaruar se ka bërë aksident me makinë.