Dhoma torturash me karrige dentisti/ Holanda bastis strokfën e trafikantëve me qeli në konteinerë

0
Gjigandi

Një dhomë torturash e kompletuar me karrige dentisti për “të burgosurit”, brenda një konteineri të izoluar nga zhurmat është zbuluar nga policia në Holandë. Forcat speciale përdorën eksplozivë për të hyrë në magazinën ku u bë zbulimi i tmerrshëm dhe arrestuan gjashtë njerëz të dyshuar për pengmarrje dhe torturë.

Shtatë konteinerë të mbyllur hermetikisht u gjetën në ndërtesën e qytezës Wouwse Plantage pranë kufirit jugor me Belgjikën, të cilat përdoreshin si qeli burgimi dhe torturimi nga bandat kriminale.
Në deklaratën e policisë thuhej se “të dyshuarit e quanin konteinerin e shtatë ‘dhoma e trajtimit’, i cili duket qartë se është krijuar për torturimin e njerëzve”.
Në ambjentet makabre pranga ishin varur në tavan e në dysheme, ndërsa një rrjet kamerash dukej se realizonte monitormin e zhvillimeve në distancë.
Impjanti u zbulua gjatë hetimit të një 40-vjeçari nga Haga, i dyshuar për trafik narkotikësh dhe për komplotimin e një ekzekutimi.
Policia kishte arritur të deshifronte mesazhet e shkëmbyera mes të dyshuarve në aplikacionin EncroChat të përdorur nga trafikantët, duke arritur të ndiqnin në kohë reale zhvillimin e bisedave, në të cilat të dyshuarit kishin shkëmbyer dhe foto të karriges së torturës.
Autoritetet sekuestruan gjithashtu 24 kilogramë të drogës sintetike MDMA, veshje policie, armë dhe automjete të vjedhura.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu