E kujt mund t’ia merrte mendja se një tufë dhish mund të shpëtonte një qendër shëndetësore nga falimentimi.
Pikërisht kjo ka ndodhur në qytetin e Llanduno në pjesën veriore të Uellsit, ku një tufë dhish zbritën nga mali dhe mbushën rrugët e këtij qyteti gjatë periudhës së izolimit total.
Kjo ndihmoi qendrën St David që të ngrejë një fond prej 50 mijë paundësh duke i shpëtuar kështu dhe falimentimit.
Në muajin mars këto dhi u bën sensacion në rrjet pas videove të publikuara nga banorët vendas.
Qendra shëndetësore St, David e shfrytëzoi këtë moment duke shitur rreth 3 mijë bluze dhe 500 çanta me fotot e stampuara të dhive.
Sipas asaj që shkruan BBC, ato shitën bluze në shumë shtete të botës nga Kanadaja, Australia dhe Japonia dhe njoftojnë se do ta zgjerojnë biznesin e tyre me lodra dhe gota të stampuara.
Ata shpresojnë që deri në fund të këtij viti të arrijnë shumën e 100 mijë paundëve.