Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Klosin pasditën e sotme.
Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy fiseve Mjeshtri dhe Shira, të cilët kanë qenë më herët në përplasje të vazhdueshme me njeri-tjetrin.
Paraprakisht është konfirmuar një 17-vjeçar i vdekur, ndërsa i ati i tij është në gjendje të rëndë në spital.
Po ashtu, raportohet edhe për një person tjetër të plagosur.
Ngjarja është në zhvillim e sipër pasi sapo ka ndodhur në qendër të Klosit.