Aksident i trefishtë në Rrilë të Lezhës, raportohet për të plagosur

0
Gjigandi

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot në vendin e quajtur Kryqëzimi i Rrilës.

Raportohet se 3 automjete janë përfshirë në aksident ku për pasojë kanë marrë lëndime pasagjeret që ndodheshin në automjetet tip “Benz” dhe “Wolsvagen” të cilët janë transportuar për në spitalin e Lezhës.

Forcat blu ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e këtij aksidenti. Sjellim në vëmendje se edhe një ditë më parë, një tjetër aksident ndodhi në këtë aks rrugor.

Ky kryqëzim mbetet më problematiku ku ka pasur shume aksidente dhe me humbje jete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu