Detaje tronditëse/ Përplasi për vdekje 12-vjeçarin, polici tenton ti japë fund jetës

0
Gjigandi

Një oficer policie në Gjirokastër, përplasi për vdekje një fëmijë 12- vjeçar. Ngjarja tragjike ndodhi gjatë të shtunës në fshatin Valere të Gjirokastrës, por nuk u mbyll vetëm me aksidentin.

Dine kishte lidhje familjare me të voglin që ndërroi jetë dhe pasi ka marrë kuptuar tragjedinë që ka shkaktuar, ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Efektivi i Policisë drejtonte automjetin me shpejtësi të lartë dhe në ka përplasur tre fëmijë që sapo kishin dalë nga shkolla, mes tyre dhe 12-vjeçarin e familjes Isufi.

I vogli është goditur nga pasqyra e krahut të djathtë dhe më pas fëmija është përplasur me shtyllën e tensionit, gjë që ka qenë fatale për jetën e tij. U bë ne fëmija që humbi jetën ishte djali i madh i familjes Isufi në fshatin Valare, ndërsa kanë edhe një fëmijë tjetër më të vogël rreth 8 vjeç. Në gjendje të vështirë ekonomike, babai i të ndjerit punonte si roje objekti. Efektivi vetë është dërguar fillimisht në spital pasi ka tentuar vetë vrasjen dhe më pas është arrestuar./Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu