Detaje/ Skandali i kartave të kapura në Rinas, policia: Marrësi komunikonte me të huaj, po përdoren për…

0
Gjigandi

Katër mijë e 40 karta SIM janë kapur nga policia në aeroportin e Rinasit.

Këto karta sipas hetuesve dyshohet se përdoren për komunikimet e grupeve kriminale, si dhe dyshohet se origjinën e kishin nga Britania e Madhe. Kartat janë blerë në Angli disa ditë më parë dhe janë sjellë në Shqipëri me postë në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Mësohet se pakoja është tërhequr nga një shtetas shqiptar.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale M.H., dyshohet se komunikonte edhe me shtetas në Francë duke i vënë në dijeni se i kanë ardhur kartat.

Kartat janë aktive me PIN dhe PUK si dhe nëse ato tregëtohen në treg të zi mund të përdoren për shpërthim të bombave celular, shantazheve, mesazheve në aplikacionet e koduara e thirrjeve nëpërmjet data use.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu